Granit Xhaka po e ndjekë një rekord që mbahet nga Ronaldo

Granit Xhaka po e ndjekë një rekord që mbahet nga Ronaldo

Sport July 05, 2024 - 17:20

Granit Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë.

Më pas u shpall më i miri nga UEFA edhe në ndeshjen e Zvicrës me Gjermaninë, në fazën  grupore  të Euro 2024.

Xhaka gjithsej është shpallur pesë herë më i miri i ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Vetëm Cristiano Ronaldo e Andres Iniesta kanë nga gjashtë çmime të lojtarit më të mirë të ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Më të mirët shpallen nga një grup i ekspertëve të futbollit, i angazhuar nga UEFA, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për emra të mëdhenj si Fabio Capello, Rafa Benitez, David Moyes, Ole Gunnar Solskjaer dhe tetë emra tjerë të njohur të futbollit evropian.

Për shpalljen e më të mirit shfrytëzohen kritere të ndryshme, jo vetëm golat e asistimet.