“Dhëndri i Kosovës” dënohet nga UEFA me dy ndeshje moslojë

“Dhëndri i Kosovës” dënohet nga UEFA me dy ndeshje moslojë

Sport July 05, 2024 - 08:27

Futbollistit të Turqisë, Merih Demiral, i ka kushtuar mënyra e festimit të dy golave kundër Austrisë.

Gazeta e njohur gjermane Bild raporton se ai është dënuar me dy ndeshje moslojë, kështu duke humbur ndeshjen çerekfinale kundër Holandës.

Festimi i 26-vjeçarit me simbolin e “Ujqërve gri”, që është një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë turk, e cila është monitoruar prej vitesh nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.

Federata turke e futbollit deklaroi se nuk janë në dijeni lidhur me vendimin.

Por se, megjithatë, do të ketë një afat të mbrojtjes deri të premten në mëngjes për të paraqitur argumentet kundër kësaj ndalese.

Mesazhet politike janë të ndaluara gjatë Kampionatit Evropian.

Merih Demiral ndryshe njihet se është dhëndër i Kosovës.

Ai është i martuar me modelen me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku. Ata janë prindër të dy djemve.

Ndryshe, nga UEFA me dy ndeshje moslojë ishte dënuar edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Kjo pas ofendimeve që i kishte bërë ndaj serbëve dhe maqedonasve, pas ndeshjes kundër Kroacisë.