Haxhiu ironizon futbollin kosovar: Federata është e dobët, s'ka ide, s'ka identitet, s'ka krenari, e as autoritet

Haxhiu ironizon futbollin kosovar: Federata është e dobët, s'ka ide, s'ka identitet, s'ka krenari, e as autoritet

Sport July 04, 2024 - 18:19

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në T7 duke folur rreth Kampionatit Evropian ka diskutuar edhe rreth Federatës së Futbollit e Kosovës, duke thënë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë një zonë e futbollit.

Sipas tij, këto tria janë një zonë e futbollit e jo dy, pasi që kanë një mentalitet, një përjetim dhe një dëshirë.

“Unë e di që individi ndonjëherë shkon përtej dëshirave por UEFA i mbron njerëzit e vet pasi që kur përcaktohet i mbron deri në fund.

Dhe në fund mund të thotë po e zëmë, se politika e punës e ka fjalën e gatshme dhe politika e punës nuk guxon të përzihet më sport. Moralisht është problematikë”, ka thënë Haxhiu.

Kurse se i përket pyetjes së gazetarit se ku e sheh Kosovën vitet e ardhshme duke e marrë parasysh se Kosova nuk është Evropian dhe jo botëror pasi i ka humb dy raste,dhe i ka humb ato në kualifikuese, Haxhiu ka thënë se ka kohë që futbolli dhe loja e futbollit e ka pas një pasion të jashtëzakonshëm dhe ka qenë një farë koncepti paralel i mbrojtjes së identitet tonë me ardhë deri në këtë pikë.

“Identiteti pa identitet, pra realisht ne nuk përfaqësojmë identitet, e as nuk ndërtojmë rrëfim të identitet se kjo don një farë strukturimi ndryshe të idesë së Kombëtares së Kosovës dhe një farë strukturimi ndryshe të rrëfimit, dhe një farë dëshirë të madhe për pasionin për njeriun. Dhe pak a shumë duhet me dit qysh rrëfehet. E para përfaqësimi i ekipeve është problematik", ka thënë ai.

" Nuk e meriton Kosova që të përfaqësohet në ekipe me ata njerëz, sepse aty shtyhen njerëzit për tu përfaqësuar ose për të ndërtuar rrëfimin për ekipin dhe për futbollin, kronkertisht për modelin se si është ndërtuar futbolli, ose ajo që quhet ndihmesë për futbollin e Kosovë", ka shtuar  Haxhiu.

Arsyeje se përse e ka këtë mendim për Federatën e Kosovës, Haxhiu thotë se Federata është e dobët, nuk ka rrëfim, nuk kanë ide, nuk ka identitet dhe së fundi s’ka krenari.

“Mbi këto koncepte ti kur i ke të gjitha këto mungesa ti nuk mundesh me ndërtua rrëfimin për futboll, e as dëshirën për Kosovën, e as për individin që luan aty, për arsye se s’ka autoritet. Po e shikove konceptin se si ndërtohet kombëtarja e Kosovës, aty nuk ke një autoritet i cili e bind futbollistin që loja e përbashkët është ajo që e ndërton rrëfimin. Aty po e shikove individin e sheh rrethin kur luan aty shpeshherë është i larguar nga ideja për bashkësi, për arsye se e mendon vetën sa larg do të shkon, ku do ta sheh veten në të ardhmen, ku do të shitet, dhe në cilin klub do të shkojë,” la thënë Haxhiu.

Sipas tij as presidenti i Federatës nuk ka ide se cili është rrëfimi dhe çka duhet me ju thanë këtyre njerëzve kur vijnë me luajt, cili është rrëfim për Kosovën dhe çka është e rëndësishme për ta.

“Dhe meqë s’ka rrëfim, njeriu i parë i cili e ndërton pastaj infrastrukturën te njeriu i parë i klubit që ata të ndërtojnë një ide të përbashkët se qysh duhet të duket një ide për futbollin ku këtu mungojnë ato kategorizime d.m.th atëherë vështirë me pas suksesin në Kosovë.

Këtë e kam bindje dhe nuk do të shkojë të rritët por degradimin do të shkojë më i madh për arsye se të gjitha reputacionet përveç Kosovës të këtyre shteteve të vogla janë tri katër shkallë para nesh”, ka thënë Haxhiu.

Më poshtë mund ta shihni bisedën e plotë: