Zyrtare: Ballkani transferon sensacionin brazilian, Ribeiro

Zyrtare: Ballkani transferon sensacionin brazilian, Ribeiro

Sport July 03, 2024 - 22:35

Ballkani ka bërë të ditur se kanë transferuar zyrtarisht se kanë transferuar talentin brazilian, Giovanni Manson Ribeiro.

Në një njoftimin në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Suhareka bëri të ditur se 22-vjeçari do të jetë pjesë e tyre.

Me poshtë mund të lexoni njoftimin plotë (pa ndërhyrje):

Tifozë të kampionit të Kosovës, a jeni gati për samba?

Direkt nga vendi i yjeve të futbollit botëror, skuadrës tonë i bashkohet super 22 vjeçari brazilian, Giovanni Manson Ribeiro.

Sulmuesi i majtë ka qenë reprezentues i Kombëtares së Brazilit për grupmoshat U-16, kurse karriera e tij është kultivuar në top klube, si Santos e Fluminese në Brazil, ndërsa në Evropë tek Akademia më e madhe në kontinent, Ajax.

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se reparti ofanziv i FC Ballkanit, tashmë është përforcuar me kualitetin fantastik të brazilianit.

Ka mbetur edhe pak kohë, kur bashkarisht do të nisim marshimin drejt objektivave tona.