Kompletohen çiftet çerekfinale

Kompletohen çiftet çerekfinale

Sport July 02, 2024 - 23:27

Me kualifikimin e Holandës dhe Turqisë sonte, janë kompletuar çiftet çerekfinale në Euro 2024.

Holanda e eliminoi Rumaninë 3:0, kurse Turqia 2:1 Austrinë, për të siguruar biletat e fundit në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

E këto dy skuadra do të përballen mes vete në çerekfinale.

Çiftet e plota çerekfinale:

Holanda – Turqia

Spanja – Gjermania

Anglia – Zvicra

Franca – Portugalia.