Zyrtare: Mërgim Pefqeli, lojtar i ri i Dukagjinit

Zyrtare: Mërgim Pefqeli, lojtar i ri i Dukagjinit

Sport July 02, 2024 - 20:25

Tashmë edhe zyrtare. Mërgim Pefqeli është lojtari më i ri i Dukagjinit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Pefqeli së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, teksa tani karrierën do ta vazhdojë te Dukagjini.

Kujtojmë se, ditë më parë “Zëri” kishte raportuar nga burimet e veta brenda klubit se lojtari 30-vjeçar do të transferohet te klubi klinas, teksa tani lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi. /Zëri

EKSKLUZIVE: Mërgim Pefqeli transferohet te Dukagjini

Postimi i plotë:

Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër. 

Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.

KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.

Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne.

Mirë se vjen Mërgim