Holanda fiton me rezultat bindës ndaj Rumanisë dhe kualifikohet tutje

Holanda fiton me rezultat bindës ndaj Rumanisë dhe kualifikohet tutje

Sport July 02, 2024 - 19:55

Holanda ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”, pasi mposhti me rezultat komod Rumaninë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” përfundoi me rezultat 3-0.

Golin e parë e shënoi Gakpo në minutën e 20-të kurse Maleni u përkujdes për të dytën e të tretën (83’, 90+3’).

Me këtë fitore, skuadra e Koemanit siguron kualifikimin tutje dhe në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Austri - Turqi. /Zëri