Zyrtare: Chelsea vazhdon me përforcime, Dewsbury-Hall u bashkohet nga Leicesteri

Zyrtare: Chelsea vazhdon me përforcime, Dewsbury-Hall u bashkohet nga Leicesteri

Sport July 02, 2024 - 16:26

Kiernan Dewsbury-Hall i është bashkuar Chelseat tashmë zyrtarisht.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Blutë, me opsionin për ta zgjatur atë deri në vitin 2030.

Chelsea do t’i paguajë 35 milionë euro Leicesterit për kartonin e lojtarit.

Mesfushori shënoi 12 gola dhe asistoi 14 në 44 paraqitje në Championship për Foxes nën drejtimin e Enzo Maresca sezonin e kaluar.

Mesfushori i akademisë së Chelsea, Michael Golding po shkon në drejtim të kundërt me një tarifë prej gjashtë milionë euro.