Zyrtare: Dukagjini përforcohet me Ali Babaein

Zyrtare: Dukagjini përforcohet me Ali Babaein

Sport July 01, 2024 - 21:33

Dukagjini ka kompletuar zyrtarisht transferimin e Ali Babaei.

Sulmuesi iranian ishte pjesë e Ferizajt, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Ankara Keçiorengucun.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin plotë (pa ndërhyrje):

Ali Babaei, përforcimi më i ri i klubit tonë.

KF Dukagjini njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin iranian, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Ferizajt.

23-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar edhe në Turqi, te Ankara Keçiörengücü.

Ali Babaei do të jetë ndihmesë dhe vlerë e shtuar për fazën sulmuese dhe ekipin tonë.