Franca fiton me një autogol dhe kalon në çerekfinale

Franca fiton me një autogol dhe kalon në çerekfinale

Sport July 01, 2024 - 19:52

Franca ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”, pasi fitoi ndaj Belgjikës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores për skuadrën franceze arriti ta shënojë lojtari kundërshtar Vertonghen në minutën 85-të (autogol).

Kësisoj, me këtë fitore Franca tashmë e ka të siguruar biletën për në fazën çerekfinale. 

Franca në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali - Slloveni. /Zëri