“The Guardian” me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

“The Guardian” me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

Sport July 01, 2024 - 17:29

Zvicra kaloi Italinë, në raundin e 1/8 të finaleve të Euro 2024, falë një loje bindëse dhe domunuese përballë “Azzurrëve”.

Padyshim falë kësaj performance, Xhaka dhe lojtarët zviceran mund të besojnë se mund të shkojnë larg në këtë evropian.

Pasi tifozëve zviceranë iu desh të prisnin 31 vjet për fitoren ndaj Italisë në 1/8-at e Europianit, në rastin e Anglisë pritja është tashmë 43-vjeçare.

Në maj të vitit 1981, kombëtarja helvete festoi për herë të fundit suksesin ndaj rivalëve anglezë, 2-1 në kualifikueset e Botërorit para 40 mijë tifozëve në Jogeli.

Zvicra dhe Anglia u takuan për herë të fundit në një ndeshje zyrtare në vitin 2019. Në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, ata humbën ngushtë pas goditjes së penalltive.

Për Granit Xhakën fjalët më të mira s’i kurseu as mediumi “The Guardian”.

“Granit Xhaka është vetëm tri ndeshje larg që të jetë një nga kandidatët më serioz për Topin e Artë”, shkruan mediumi anglez.

Xhaka në katër ndeshje të këtij evropiani ka marrë dy herë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, gjersa ka qenë si një ‘komandant’ në fushën e lojës për Zvicrën.