Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Gjermanisë dhe Danimarkës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Gjermanisë dhe Danimarkës

Sport June 29, 2024 - 22:18

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Danimarkës, e vlefshme për 1/8 e finales në Euro 2024.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:0.

Diç më shumë nga loja pati Gjermania, por që nuk arriti ta gjente rrugën deri te goli.

Ndeshja u ndërpre po ashtu për disa minuta për shkak të reshjeve të shiut, por që nuk vonoi shumë dhe gjithçka rinisi sërish.