Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

Sport June 29, 2024 - 20:38

Luciano Spalletti përsëri këmbënguli se problemi më i madh për Italinë ishte mungesa e ‘ritmit dhe mprehtësisë’, por ai do tu përgjigjet shumë pyetjeve të mëdha pas një humbjeje të tmerrshme 2-0 ndaj Zvicrës.

Trajneri foli për guxim dhe vendosmëri, që nuk u panë në Olympiastadion në Berlin, ku Italia kishte fituar finalen e Kupës së Botës 2006.

Zvicra dominoi lojën dhe siguroi një fitore 2-0 me golat e Remo Freuler dhe Ruben Vargas.

"Është e vërtetë që goli në fillimin e pjesës së dytë na e humbi besimin. .Ajo që bëri diferencën ishte ritmi, ne ishim shumë të ngadaltë në krahasim me ta në pjesën e parë. Edhe në aspektin individual, ka pasur një ritëm të ndryshëm të lëvizjeve dhe të dueleve”.

"Fatkeqësisht, mprehtësia dhe ritmi bëjnë diferencën. Herën e fundit mendova se ndoshta nëse do t’u jepja atyre kohë për t’u rikuperuar dhe për të ndryshuar disa lojtarë, ata do të ishin më të mprehtë. Në këtë moment, për shumë arsye, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se tani”, deklaroi Spalleti.

Italia zhgënjeu gjatë gjithë turneut EURO 2024 në Gjermani, duke e mposhtu vetëm Shqipërinë 2-1, edhe pse ishte duke humbur 1-0.

Nëse nuk do të ishte ai gol i Mattia Zaccagni, ata nuk do të dilnin as nga faza e grupeve dhe Zvicra zbuloi të gjitha defektet. /Telegrafi/