Zvicra e shqiptarëve eliminon kampionin në fuqi dhe kalon në çerekfinale të “Euro 2024”

Zvicra e shqiptarëve eliminon kampionin në fuqi dhe kalon në çerekfinale të “Euro 2024”

Sport June 29, 2024 - 19:55

Zvicra ka arritur të kalojë në çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”, pasi mposhti Italinë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” përfundoi me rezultat 2-0.

Golashënuesit ishin Freuler (37’) dhe Vargasi (46’).

Kësisoj, me këtë fitore Zvicra arrin të kualifikohet në fazën tjetër të “Euro 2024”.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e përballjes Angli – Sllovaki. /Zëri