“Sofascore” zgjedh formacionin më të mirë të grupeve në “Euro 2024”

“Sofascore” zgjedh formacionin më të mirë të grupeve në “Euro 2024”

Sport June 28, 2024 - 15:23
Lajmet e fundit nga sporti

Tashmë ka marrë fund faza e grupeve në “Euro 2024”, me 16 ekipe që kanë avancuar në 1/8 e finales, kurse tetë të tjera që janë përshëndetur.

E Sofascore ka zgjedhur formacionin më të mirë nga tri xhirot e fazës së grupeve.

Spanja dhe Gjermania janë dy kombëtaret që kanë nga dy futbollistë në këtë formacion.

Mamardashvili i Gjeorgjisë është në portë, kurse Cucurella i Spanjës, Bijol i Sllovenisë, Bastoni i Italisë dhe Kimmich i Gjermanisë janë në mbrojtje.

Fabian Ruiz i Spanjës dhe Toni Kroos i Gjermanisë në mesfushë, kurse më të avancuar Cody Gakpo, De Bruyne dhe Bernardo Silva.

Në qendër të sulmit është Kylian Mbappe.

Image