Napoli po punon për të rinovuar me Kvaratskhelian

Napoli po punon për të rinovuar me Kvaratskhelian

Sport June 28, 2024 - 14:31
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli është duke punuar për të rinovuar kontratën e Khvicha Kvaratskhelias.

“Sky Italia” raporton se delegacioni i Napolit u nis për në Gjermani të enjten, në një përpjekje për të lidhur 23-vjeçarin me një marrëveshje të re.

Raporti thotë se trajneri i ri Antonio Conte dëshiron të mbajë shërbimet e yllit gjeorgjian pas lidhjeve me Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën dhe deri më tani bisedimet kanë qenë pozitive.

Sulmuesi ka refuzuar të konfirmojë nëse do të qëndrojë apo jo, duke thënë së fundmi: “A ka thënë Conte që do të qëndroj? Nuk e di ende, e respektoj sepse është një nga trajnerët më të mirë në botë, por unë ende dua të marr pak kohë për të vendosur, e respektoj Napolin, ende nuk di të jap një përgjigje të caktuar për të ardhmen time”.

Në fillim të këtij muaji, agjenti i lojtarit, Mamuka Jugeli, tha se “ne duam të largohemi nga Napoli”, por ata po prisnin të vendosnin për të ardhmen e tij pas Euros, duke e shtyrë palën italiane të reagojë ndaj këtyre pretendimeve - duke thënë se Kvaratskhelia “nuk ishte në treg”. Ai ka ende tre vjet nga kontrata e tij”. /Zëri