Rritet shuma për ndërtimin e stadiumit historik të klubit të futbollit Kika

Rritet shuma për ndërtimin e stadiumit historik të klubit të futbollit Kika

Sport June 28, 2024 - 12:21
Lajmet e fundit nga sporti

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka rritur vlerën e marrëveshjes për ndërtimin të stadiumit të futbolli të KF Kika.

Në njoftim bëhet e ditur se nga 1.6 milion euro kosto e stadiumit është bërë në 2.2 milionë euro.

Këtë marrëveshje bashkëpunimi e ka nënshkruar shefi i kabinetit të kryetarit Kadri Rahimaj, Vaxhid Rexhepaj, me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi.

“Shtohet vlera e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit të futbollit të KF Kika.

“Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së Xheladin Krasniqi, për rritjen e fondeve për ndërtimin e stadiumit historik të Klubit Futbollistik Kika në Hogosht”.

“Kjo marrëveshje shton vlerën e fondeve nga 1.6 milion euro në 2.2 milionë euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi