Top-golashënuesi i “Euro 2024”, Mikautadze arrin marrëveshje me klubin e njohur francez

Top-golashënuesi i “Euro 2024”, Mikautadze arrin marrëveshje me klubin e njohur francez

Sport June 28, 2024 - 12:15

Georges Mikautadze ka shkëlqyer në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi gjeorgjian e ndihmoi ekipin e tij me tri gola dhe një asist për ta kaluar fazën e grupeve në paraqitjen e parë historike në Evropian.

E tani Fabrizio Romano raporton se klubi francez AS Monaco ka arritur marrëveshje verbale në kushte personale me lojtarin.

Monaco gjithashtu ka dërguar një propozim te klubi aktual i Mikautadzes, Metz për t’u pajtuar në çmim.

Monaco do të tentojë ta mbyllë operacionin para fundit të Kampionatit Evropian.