Faza e 1/8 e “Euro 2024”, në fundjavë

Faza e 1/8 e “Euro 2024”, në fundjavë

Sport June 28, 2024 - 10:18
Lajmet e fundit nga sporti

Në fundjavë do të nisë faza e radhës, përkatësisht e 1/8 e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Në program janë katër ndeshje interesante për t’u zhvilluar, me ndeshjen e parë që do të luhet mes Zvicrës dhe Italisë.

“Helvetikët” dhe “azurrët” takohen mes vete në stadiumin “Olympiastadion” në orën 18:00.

Për të kaluar në këtë fazë, Zvicra përfundoi e dyta në grup me pesë pikë, ndërsa Italia e dyta me katër pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” dhe fillon në orën 21:00.

Vendi nikoqir i këtij kampionati, Gjermania kaloi në këtë fazë si lidere e Grupit A me shtatë pikë, kurse Danimarka e dyta e Grupit C me tri pikë.

Në anën tjetër, dy ndeshjet tjera do të luhen në ditën e diel.

Anglia dhe Sllovakia do të luajnë përballë njëra-tjetrës në stadiumin “VELTINS-Arena” në orën 18:00.

“Tre Luanët” kaluan tutje si lider i Grupit C me pesë pikë, ndërsa Sllovakia vazhdoi si e treta në Grupin E me katër sosh.

Spanjë – Gjeorgji është ndeshja e fundit në vikend, ku do të zhvillohet në stadiumin “RheinEnergieSTADION” dhe fillon në orën 21:00.

Spanja grumbulloi nëntë pikë gjithsej në Grupin B, ku dhe kaloi tutje si lidere, ndërsa Gjeorgjia e treta e Grupin F me katër sosh. /Zëri