UEFA me dorë të hekurt, FSHF-ja merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF-ja merr dënimin më të madh në Evropian

Sport June 27, 2024 - 13:40

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86.500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e rundit të tretë në finalet e kampionatit evropian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.

Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8.500 euro për ndezjen e flakadanëve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45.000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8.000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Evropian, ndaj Italisë (37.375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.

Image