Mbyllen ndeshjet: Kualifikohen tutje Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia

Mbyllen ndeshjet: Kualifikohen tutje Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia

Sport June 26, 2024 - 22:56

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për fazën e grupeve, në kampionatin evropian “Euro 2024”.

Portugalia ka pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 2-0.

Golat u shënuan Kvaratskhelia (2’) dhe Mikautadze (57’).

Edhe Turqia ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1.

Golin për Çekinë e realizoi Soucek, kurse për Turqinë realiizoi Çalhanoglu (51’) dhe Tosun (90+4’).

Portugalia tashmë e kishte të siguruar kualifikimin, tutje kalon edhe Turqia me katër pikë, katër pikë ka edhe Gjeorgjia si e treta. /Zëri