E kryer, Guirassy te Dortmundi

E kryer, Guirassy te Dortmundi

Sport June 26, 2024 - 20:42

Borussia Dortmundi e ka transferuar njërin prej sulmuesve më të mirë në Bundesligë, Serhou Guirassy.

Ai shkëlqeu sezonin e kaluar te Stuttgarti dhe tani do të nisë një aventurë të re te finalisti i Ligës së Kampionëve.

“Guirassy e ka pranuar ofertë dhe do të pasojnë hapat formalë”, ka shkruar Romanon në platformën X.

“BVB-ja do t’ia paguajë Stuttgartit klauzolën e lirimit prej 17.5 milionë eurosh”.