Ekskluzive: Khomutov rikthehet te Dukagjini

Ekskluzive: Khomutov rikthehet te Dukagjini

Sport June 26, 2024 - 20:14

Vladyslav Khomutov do të rikthehet sërish në Superligën e Kosovës, konkretisht te KF Dukagjini, klub te i cili luajti gjatë sezonit 2022/23.

Siç ka mësuar Zeri.info nga burimet brenda klubit, marrëveshja mes palëve është kompletuar tashmë dhe lojtari do të jetë nën urdhëratë e Ismet Munishit për sezonin e ri.

Pas largimit nga Dukagjini, Khomutov luajti te FC Gagra në Gjeorgji. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës armene, West Armenia.

26-vjeçari gjatë sezonit 2022/23 me Dukagjinin kishte regjistruar 23 paraqitje në total, teksa kishte kontribuuar tre gola dhe katër asistime.

Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit.

Siç ka mësuar "Zëri", Khomutov së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës dhe do t'i bashkohet klinasve në fazën përgatitore.

Dukagjini ka nisur sot me përgatitjet për sezonin e ri, 2024/25. /Zëri