Mbyllen ndeshjet: Kalojnë tutje Belgjika, Sllovakia dhe Rumania

Mbyllen ndeshjet: Kalojnë tutje Belgjika, Sllovakia dhe Rumania

Sport June 26, 2024 - 19:54

Kanë përfunduar dy ndeshjet e kampionatit evropian “Euro 2024”, që ishin në program për t’u zhvilluar në orën 18:00.

Sllovakia dhe Rumania kanë luajtur baras 1-1 në stadiumin “Deutsche Bank Park”.

Fillimisht në epërsi kalo Sllovakia përmes Dudas (24’), kurse Rumania barazoi përmes Marinit (37’).

Me këtë barazim, Sllovakia është e treta me katër pikë, aq sa ka edhe Rumania lidere e grupit.

Kurse, ndeshja Belgjikë - Ukrainë u mbyll pa gola.

Të dy skuadrat kanë nga katër pikë, në vendin e dytë, respektivisht të fundit, teksa tutje kalon Belgjika, kurse Ukraina bie për shkak goldallimit. /Zëri