Chelsea bie dakord për të nënshkruar me talentin e Barcelonës

Chelsea bie dakord për të nënshkruar me talentin e Barcelonës

Sport June 26, 2024 - 19:25

Chelsea është në prag të përfundimit të nënshkrimit të sulmuesit adoleshent Marc Guiu nga Barcelona në një marrëveshje me vlerë vetëm 5 milionë funte.

Blutë kanë arritur një marrëveshje me Guiu, sipas “The Athletic”, dhe ata do të aktivizojnë një klauzolë lirimi prej 6 milionë euro në kontratën e tij me skuadrën spanjolle, duke i hapur rrugën 18-vjeçarit që të shkojë në Stamford Bridge gjatë merkaros së verës.

Qendërsulmuesi do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën e Premierligës, pasi ai përfundon kalimin e verës nga klubi ku iu bashkua 11 vjet më parë. Guiu ka bërë shtatë paraqitje për Barçën që kur doli nga akademia, duke shënuar dy gola. /Zëri