Mbyllen pjesët e para: Sllovaki - Rumani me gola, Belgjikë - Ukrainë pa gola

Mbyllen pjesët e para: Sllovaki - Rumani me gola, Belgjikë - Ukrainë pa gola

Sport June 26, 2024 - 18:50

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Sllovakia dhe Rumania kanë mbyllur pjesën e parë baras 1-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Sllovakia përmes Dudas (24’), kurse Rumania barazoi falë Marinit nga penalltia (37’).

Në anën tjetër, në ndeshjen Belgjikë - Ukrainë fraksioni i parë u mbyll pa gola. /Zëri