Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë

Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë

Sport June 26, 2024 - 18:01

Është zbuluar arsyeja e vërtetë pse Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i Anglisë në Euro 2024.

Foden startoi në barazimin pa gola të Anglisë kundër Sllovenisë të martën.

Tre Luanët kryesuan Grupin C, me pesë pikë përpara Danimarkës, Sllovenisë dhe Serbisë.

Një ditë pas përballjes së tyre në Koln, një zëdhënës i federatës angleze konfirmoi se Foden është kthyer në Angli për një ‘çështje të ngutshme familjare’ .

Sipas raportit të BBC-së, Dan Roan, ylli i Manchester Cityt është kthyer në shtëpi nga Gjermania për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij të tretë.

Foden pritet të rikthehet me skuadër deri të dielën.

Ai është në një lidhje me partneren Rebecca Cooke. Ata kanë një djalë të quajtur Ronnie, 5 vjeç dhe një vajzë të quajtur True, e cila është dy vjeçe.

Foden ka filluar të tri ndeshjet e grupeve të Anglisë në turne deri më tani.

Anglia rifillon fushatën të dielën kur përballet me një kundërshtar që do të përcaktohet në 1/16. /Telegrafi/