Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Sport June 26, 2024 - 16:08

Kombëtarja e Anglisë thuhet se mund të përballet me një akuzë nga UEFA pas asaj që ndodhi pas barazimit 0-0 kundër Sllovenisë të martën mbrëma.

Të martën mbrëma, Anglia vulosi me sukses vendin e saj në 1/8-tën e finales së Euro 2024.

Duke u nisur në ndeshjen në RheinEnergieStadion, Anglia e dinte se një fitore do të siguronte vendin e parë në Grupin C.

Megjithatë, një paraqitje e dobët bëri që ata të barazoheshin 0-0 nga Sllovenia.

Falë Danimarkës dhe Serbisë që gjithashtu luajtën në barazim 0-0, Anglia kaloi tutje si fituese e grupit.

Pas vërshëllimës së fundit, u vu re se disa tifozë të pakënaqur anglezë hodhën gjësende në fushë kur Gareth Southgate dhe lojtarët i duartrokitën.

Tani, është pretenduar se Anglia mund të akuzohet nga UEFA.

"Duke pasur parasysh qëndrimin e UEFA-s gjatë gjithë turneut, do të isha shumë i befasuar nëse Anglia nuk përfundon duke u akuzuar për hedhjen e gjësendeve pasi kupat e birrës u gjuajtën drejt Gareth Southgate mbrëmë”, ka shkruar Mike Keegan nga Daily Mail.

Ndryshe, Anglia do të përballet me shumë mundësi me Holandën të dielën në mbrëmje, teksa kërkon të sigurojë një vend në çerekfinale të Euro 2024. /Telegrafi/