Mbyllen ndeshjet: Kualifikohen Anglia dhe Sllovenia

Mbyllen ndeshjet: Kualifikohen Anglia dhe Sllovenia

Sport June 25, 2024 - 22:52

Kanë përfunduar dy ndeshjet të vlefshme për kampionatin evropian “Euro 2024”.

Anglia dhe Sllovenia kanë luajtur baras 0-0, në stadiumin “RheinEnergie”.

Me këtë barazim, Anglia kalon tutje si lidere e grupit me pesë pikë, ndërsa Sllovenia e treta me tri pikë.

Në anën tjetër, edhe Danimarka ka luajtur baras 0-0 ndaj ekipit serb.

Kësisoj, Danimarka përfundon e dyta me tri pikë, kurse ekipi serb eliminohet nga kampionati evropian si i fundit në grup me dy pikë pikë. /Zëri