Edi Rama: Largohemi me kokën lart, tri nga fuqitë më të mëdha të futbollit u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush

Edi Rama: Largohemi me kokën lart, tri nga fuqitë më të mëdha të futbollit u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush

Sport June 24, 2024 - 23:56

Shqipëria ka pësuar humbje nga Spanja në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në kuadër të kampionatit evropin “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel Arena” përfundoi me rezultat minimal 0-1.

Golin e fitores për Spanjën arriti ta shënojë Ferran Torres në minutën e 13-të.

Pas ndeshjes ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ku tha se tri nga fuqitë më të mëdha të futbollit u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush.

“FALEMINDERIT

Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”, ka shkruar ai në Facebook.

Kësisoj, Shqipëria mbyll këtu garën në kampionatin evropian si e fundit në grup me vetëm një pikë. /Zëri

Image