“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Sport June 24, 2024 - 23:47

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Pas ndeshjes u deklarua përzgjedhësi Sylvinho i cili vlerësoi lartë duelet e kombëtares ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Evrope dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund”

“Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Evropian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë”.

Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar”, ka thënë fillimisht Sylvinho për SuperSport.

“E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje”.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Evropianit dhe Botërorit”, u shpreh ai.