S’luajti në Evropian, shpërthen në Facebook babai i Ardian Ismajlit

S’luajti në Evropian, shpërthen në Facebook babai i Ardian Ismajlit

Sport June 24, 2024 - 23:30

Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli ka reaguar pas përfundimit të aventurës së Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024.

Ismajli nuk luajti fare në Evropian, ndonëse ishte zakonisht startues para fillimit të turneut.

E Ilmi Ismajli reagoi me një postim shumë ashpër për shkak se djali i tij nuk mori fare minutazhë

Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…

Image