
Modriq thyen një rekord, bëhet golashënuesi më i vjetër në histori të kampionatit evropian
Sport
June 24, 2024 - 23:20
Italia ka arritur të barazojë në frymën e fundit ndaj Kroacisë, në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, në stadiumin “Red Bull Arena”.
Golin për Kroacinë e shënoi Modriq (55’), kurse për Italinë realizoi Zaccagni (90+8’).
Me golin e shënuar ndaj Italisë, Modriq bëhet golashënuesi më i vjetër në histori të Euro-s në moshën 38 vjeç e 289 ditë.
Me këtë barazim, Italia kualifikohet tutje me katër pikë nga vendi i dytë, kurse Kroacia mbetet e treta me dy sosh. /Zëri