EKSKLUZIVE: Dukagjini transferon ish-kapitenin e Prishtinës

EKSKLUZIVE: Dukagjini transferon ish-kapitenin e Prishtinës

Sport June 24, 2024 - 19:13

Mërgim Pefqeli tashmë është futbollist i KF Dukagjinit.

Nga burimet e afërta brenda klubit, “Zëri” mëson se Pelqefi është lojtari më i ri i KF Dukagjinit.

Mesfushori i avancuar ishte futbllisti kyç Prishtinës në sezonin që e lam pas, duke shënuar pesë gola teksa ka kontriubuar me dy asistime në 26 ndeshje.

Si kapiten, ai e ngriti lart trofeun e Superkupës së Kosovës e cila u zhvillua në Turqi dhe ishte finalist i Kupës së Kosovës

Siç merr vesh “Zëri” lojtari ditëve në vijim do të bashkohet me klubin e tij të ri me kryetrajnerin Ismet Munishin në fund të këtij muaji do të nisin përgatitjet për stinorin e ri 2024-2025.

Dukagjini pritet që gjatë ditëve në vijim të prezentoj futbollistin i cili edhe nuk do të jetë i fundit në kampin dukagjinas. /Zëri