Kompanitë e basteve i japin shumë pak gjasa Shqipërisë ndaj Spanjës

Kompanitë e basteve i japin shumë pak gjasa Shqipërisë ndaj Spanjës

Sport June 24, 2024 - 18:25

Shqipëria do të kërkojë historinë sonte në Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën sonte me fillim nga ora 21:00 në Dusseldorf të Gjermanisë.

Rreth 35 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin që ka kapacitet prej 47 mijë ulësesh.

Megjithatë, fitorja për Shqipërinë do të jetë tejet vështirë, duke marrë parasysh se Spanja është prej favoriteve kryesore për ta fituar komplet Kampionatin Evropian.

Madje, edhe bastoret nuk i japin gjasa kuqezinjve. Kompania e madhe e basteve, Bet365 e ka kuotizuar fitoren e Shqipërisë me vlerën e lartë 7.00, kurse fitoren e Spanjës me 1.45. Barazimi është kuotizuar me 4.5.

Edhe barazimi mund t’i kryente punë Shqipërisë, megjithatë duhet që shumë matematika të dalin në ndeshjet e tjera.

Image