Nis atmosfera në Dusseldorf, tifozët shqiptar dhe ata spanjollë kërcejnë valle së bashku para ndeshjes

Nis atmosfera në Dusseldorf, tifozët shqiptar dhe ata spanjollë kërcejnë valle së bashku para ndeshjes

Sport June 24, 2024 - 17:45

Pak orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri - Spanjë në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Pak para fillimit të ndeshjes, tashmë tifozët e dy kombëtareve kanë filluar atmosferën në rrugët e Dusseldorfit ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Sipas pamjeve të publikuara nëpë rrjetet sociale, shihen tifozët shqiptar dhe ata spanjollë ku kanë ndezur atmosferën, duke kërcyer së bashku valle. 

Ndërkohë ndeshja fillon në orën 21:00. /Zëri

Pamje: