“Blick”-u i Zvicrës kritikon Shaqirin pas ndeshjeve të fazës së grupeve

“Blick”-u i Zvicrës kritikon Shaqirin pas ndeshjeve të fazës së grupeve

Sport June 24, 2024 - 16:37

Gazeta zvicerane “Blick” ka analizuar paraqitjet e lojtarëve të kombëtares së Zvicrës përgjatë fazës së grupeve të “EURO 2024”.

Përderisa kanë piketuar më të mirin e kësaj faze, mediumi zviceran po ashtu ka zgjedhur edhe lojtarin që ka dëshpëruar më së shumti.

Dan Ndoye i Bolognas është zgjedhur si më i miri i kësaj periudhe, me sulmuesin që ka një gol në tri ndeshje.

Një gol e ka edhe Xherdan Shaqiri, madje në më pak minuta se lojtari në fjalë.

Por, kritikat më së shumti kanë shkuar në drejtim të sulmuesit me prejardhje nga Kosova.

Shaqiri ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Skocisë, në të cilën u paraqit për 60 minuta – minutat e vetëm gjatë këtij edicioni të “EURO 2024”

Zvicra gjeti kualifikimin nga vendi i dytë në Grupin A, pas Gjermanisë, derisa la mbrapa Hungarinë e Skocinë.