Szoboszlai kërkon që UEFA t’i ndryshojë protokollet, pas incidentit mjekësor të Barnabas Vargas

Szoboszlai kërkon që UEFA t’i ndryshojë protokollet, pas incidentit mjekësor të Barnabas Vargas

Sport June 24, 2024 - 11:33

Dominik Szoboszlai i ka bërë thirrje UEFA-s t’i ndryshojë protokollet e saj për incidentet mjekësore, pas përplasjes së frikshme të Barnabas Vargas me portierin e Skocisë, Angus Gunn.

Hungaria shënoi një gol dramatik krejtësisht në fund të kohës shtesë për të mposhtur Skocinë me rezultat 1-0 të dielën mbrëma dhe tani kanë tri pikë në Grupin A, duke mundur të rezervojnë vendin e tyre në raundin tjetër të Euro 2024 në varësi të rezultateve të tjera.

Por, fitorja mahnitëse e Hungarisë u dëmtua nga incidenti mjekësor i Vargës në pjesën e dytë të ndeshjes. Varga u përplas me Gunn dhe kërkoi kujdes urgjent mjekësor, pasi po trajtohej në fushë.

Pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë Marco Rossi dha një përditësim mbi mirëqenien e sulmuesit.

Ylli i Liverpoolit, Szoboszlai, gjithashtu foli për mediat pas ndeshjes dhe kërkoi ndryshimin e protokolleve të UFEA-s për urgjencat mjekësore.

Ai beson se ekipet mjekësore duhet të hyjnë në fushën e lojës pa asnjë sinjal nga gjyqtarët, duke thënë se “sekondat mund të ndihmojnë shumë”.

Image

“Ai është mirë. Ai është në spital. Ai ka nevojë për një operacion në fytyrën dhe hundën e tij. Unë mendoj se ai do të ketë një operacion nesër (sot)”, ka zbuluar fillimisht 23-vjeçari.

“Dukej keq, ishte keq, u ndje keq. Nuk i di vërtet protokollet apo si funksionon, por nëse mjekët tanë thonë se kemi nevojë për dikë menjëherë për të ndihmuar, atëherë nuk mendoj se ata duhet të ecin. Nuk është vendimi im, por mendoj se duhet të ndryshojmë diçka”.

“Edhe nëse dikush është në tokë, dhe ju e shihni se ishte një përplasje e madhe, atëherë thjesht shkoni në fushë”.

“Edhe nëse gjyqtari thotë mos vazhdo, thjesht vazhdo. Dhe nëse e shihni se nuk është asgjë serioze, atëherë thjesht mund të zbrisni dhe gjithçka ka përfunduar. Por sekondat mund të ndihmojnë shumë”, përfundoi Szoboszlai.

Kapiteni i Hungarisë do të shpresojë që fitorja e tyre ndaj Skocisë të jetë e mjaftueshme për të fituar një vend në raundin tjetër të "Euro 2024". /Telegrafi