Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës, gjithçka që duhet të dini

Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës, gjithçka që duhet të dini

Sport June 24, 2024 - 08:03

Shqipëria do të përballet me Spanjën në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit B në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë, edhe pse e vështirë, me një fitore ndaj spanjollëve do të siguronin një vend në mesin e 16-të ekipeve më të mira në “Euro 2024”.

Barazimi me Kroacinë ka ngritur moralin në kampin kuqezi dhe Sylvinho kërkon që të bëjë histori me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në anën tjetër, Spanja ka siguruar kalimin tutje dhe vendin e parë në grup dhe për këtë pritet të këtë një rotacion më të gjerë në formacionin e dytë.

Ndeshja zhvillohet në Düsseldorf Arena nga ora 21:00 dhe Telegrafi do t’ju mbajë për çdo gjë rreth kësaj përballjeje vendimtare të kuqezinjve.