U largua me emergjencë nga fusha, reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Vargas

U largua me emergjencë nga fusha, reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Vargas

Sport June 23, 2024 - 23:44

Federata e Futbollit të Hungarisë ka reaguar në lidhje me gjendjen e Barnabas Varga.

Në minutën e 67-të, portieri i Skocisë, Angus Gunn bëri një ndërhyrje brutale në Varga, duke e lënë të shtrirë në fushë pa ndjenja.

Lojtarët e Hungarisë reaguan shpejt duke e kërkuar ndihmën e parë, ndërsa u krijuar një rrethojë për të mos lejuar që tifozët të shihnin atë pamje.

Varga u largua nga fusha, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Në reagimin e federatës hungareze, thuhet se gjendja e Varga është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Lojtari është i shtrirë në një spital në Shtutgart dhe do të bëhen teste rreth tronditjes që pësoi nga ai duel me Gunn. /Telegrafi/