Gjermania barazon në minutat shtesë, kualifikohet edhe Zvicra

Gjermania barazon në minutat shtesë, kualifikohet edhe Zvicra

Sport June 23, 2024 - 22:57

Zvicra dhe Gjermania nuk kanë luajtur më shumë se një barazim, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Deutsche Bank Park” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Zvicrën e shënoi Ndoye (28’) dhe për Gjermaninë realizoi Fullkrug (90+2’).

Kësisoj, Zvicra edhe me këtë barazim arrin të kualifikohet tutje, teksa Gjermania e kishte siguruar kualifikimin në ndeshjen e kaluar. /Zëri