Zyrtare: UEFA merr vendimin për Mirlind Dakun
Pas një hetimi të hapur në lidhje me incidentet që ndodhën para dhe pas ndeshjes me Kroacinë, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj në lidhje me Mirlind Dakun.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që futbollistin shqiptar ta dënojë me dy ndeshje moslojë.
Si rezultat i këtij dënimi Daku tani nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Spanjës si dhe do të mungonte në raundin tjetër në rast kualifikimi të Shqipërisë.
Ky dënim për Dakun vjen pasi ai kishte përdorur fjalë fyese ndaj maqedonasve dhe serbëve me të përfunduar ndeshja me Kroacinë.
Më herët gjatë ditës Shqipërisë iu shqiptua një tjetër dënim nga UEFA, pasi për shkak të ndezjeve të fishekzjarreve, pushtimit të fushës nga tifozët dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, ata u dënuan me një gjobë prej 47,500 euro.
Shqipëria nesër (e hënë) do ta luajë ndeshjen ndaj Spanjës e cila është përcaktuese për fatin e saj në Kampionatin Evropian.