Belgjika fiton me rezultat komod ndaj Rumanisë

Belgjika fiton me rezultat komod ndaj Rumanisë

Sport June 22, 2024 - 22:51

Belgjika ka arritur të shënojë fitore komode ndaj Rumanisë në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “RheinEnergie” përfundoi me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Tielemans në minutën e dytë dhe De Bruyne (80’).

Kësisoj, Belgjika arrin të grumbullojë pikët e para dhe renditet e treta kurse Rumania është lidere me po aq pikë. /Zëri