Portugalia fiton dhe kalon tutje, mposht Turqinë me rezultat bindës

Portugalia fiton dhe kalon tutje, mposht Turqinë me rezultat bindës

Sport June 22, 2024 - 19:55

Portugalia ka arritur të kualifikohet në rundin e 16-të ekipeve më të mira në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultat 0-3.

Golashënuesit ishin Bernardo Silva në minutën e 21-të, Akaydin autogol dhe Fernandes (56’).

Kësisoj, Portugalia kualifikohet me gjashtë pikë të grumbulluara dhe ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të mërkurën, në orën 21:00. /Zëri