Konfirmohen datat e Ballkanit në Ligën e Kampionëve

Konfirmohen datat e Ballkanit në Ligën e Kampionëve

Sport June 22, 2024 - 19:21

Janë konfirmuar tashmë datat se kur Ballkani do të luajë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës në pengesën e parë do të ketë punë me kampionin e Andorrës, UE Santa Coloma.

Dueli i parë do të jetë më 9 korrik në Andorrë, kurse ai i kthimit një javë më pas në “Zahir Pajaziti”.

Forma më e lartë në historinë e Santa Colomas, ishte në vitin e kaluar, ku në kualifikimet për UEFA Europa Conference League, arritën deri në raundin e tretë.