Notat e lojtarëve: Sllovaki - Ukrainë

Notat e lojtarëve: Sllovaki - Ukrainë

Sport June 21, 2024 - 17:35

Ukraina ka arritur të fitojë me përmbysje ndak Sllovakisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” përfundoi me rezultat 1-2.

Fillimisht në epërsi kaloi Sllovakia me golin e Schranzit në minutën e 17-të, kështu duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh.

Gjatë pjesës së dytë, Ukraina barazoi për 1-1 në minutën e 54-të përmes Shaparenkos, kurse përmbysja erdhi nga Yaremchuku (80’).

Në këtë ndeshje, lojtarët më të dalluar në ndeshje ishin Oleksandr Zinchenko me 8.2 dhe Shaparenko me 8.1, kurse më i dobëti në fushë nga të dy ekipet ishte  sulmuesi sllovak Robert Bozenik me notën 6.5. /Zëri

Vlerësimet e të gjithë lojtarëve: 

Sllovaki:

Image

Ukrainë:

Image