Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Sport June 21, 2024 - 16:55

Ukraina ka arritur të fitojë me përmbysje ndak Sllovakisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” përfundoi me rezultat 1-2.

Fillimisht në epërsi kaloi Sllovakia me golin e Schranzit në minutën e 17-të, kështu duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh.

Gjatë pjesës së dytë, Ukraina barazoi për 1-1 në minutën e 54-të përmes Shaparenkos, kurse përmbysja erdhi nga Yaremchuku (80’).

Kësisoj, Ukraina ka tri pikë si e dyta, kurse Sllovakia e para me po aq pikë. /Zëri