Formacionet zyrtare: Danimarkë - Angli

Formacionet zyrtare: Danimarkë - Angli

Sport June 20, 2024 - 17:16

Danimarka e Anglia do të sfidojnë njëra-tjetrën, me duelin që luhet në kuadër të xhiros së dytë në “EURO 2024”.

Dy kombëtaret do të zbresin në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, me synimin tre pikët e plota në takimin e sotëm.

Anglia me tri pikë të reja do të siguronte kualifikimin tutje, madje nga vendi i parë.

Në duelin e parë, anglezët fituan 1-0 ndaj Serbisë, derisa Danimarka barazoi 1-1 me Slloveninë.

Dueli nis nga ora 18:00, dhe më poshtë mund të gjeni formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme:

Danimarka: Schmeichel; Andersen, Christensen, Vestergaard; Maehle, Hjulmand, Hojbjerg, Kristiansen; Eriksen; Hojlund, Wind.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Arnold, Rice; Saka, Bellingham, Foden; Kane.