
Federata e Serbisë: Nëse UEFA s’i dënon kroatët dhe shqiptarët, ne s’do luajmë në “Euro 2024”
Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e rundit të dytë në fazën e grupeve të “Euro 2024”.
Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë, shkruan Indeksonline
Dy tifogrupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.
Kurse në tribuna u shfaqën thirrje të përbashkëta, si: ‘Vrite serbin’”.
E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mospjesëmarrje të vazhdueshme në “Euro 2024”.
“FFS-ja do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.
Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste.