Skoci 1-1 Zvicër, nota e Shaqirit, Xhakës dhe i të tjerëve
Zvicra nuk ka mundur të luajë më shumë se baras ndaj Skocisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “RheinEnergie” përfundoi me rezultat 1-1.
Golin për Skocinë e shënoi lojtari i Zvicrës, Schar (autogol) në minutën e 13-të, ndërsa për barazimin u përkujdes mesfushori me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri që arriti të realizoi një super gol nga distanca (26’).
Në këtë ndeshje më i miri ishte Mc.Tominay që u vlerësua me notën 8.0 nga “Sofascore”, kurse më i dobëti i ndeshjes ishte Anthony Ralston (6.3).
Kurse te Zvicra më të dalluarit ishin Xherdan Shaqiri, Ruben Vasgas (7.2), Dan Ndoye dhe Granit Xhaka (7.1).
Me këtë barazim, Zvicra e sheh vetën në vendin e dytë me katër pikë kurse Skocia e treta me një pikë. /Zëri
Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:
Skoci:
Zvicër: